CSKA gjeti zëvendësuesin e Teodosiçit, po ashtu me mjekër!

CSKA-ja e Moskës mbeti pa plejmejkerin e saj të shkëlqyer, serbin Milosh Teodosiç, që iku në SHBA, por ekipi kampion rus gjeti, menjëherë, një zëvendësues, plejmejkerin tjetër të shkëlqyer, spanjollin Serhio Rodrigez, që, vitin e kaluar, luajti nëNBA-në amerikane me Filadelfian, ku, mesatarisht, ka shënuar 7,8 pikë dhe ka dhënë 5,1 asistenca për ndeshje.

Kryesia e Filadelfias nuk i ofroi Rodrigezit ndonjë kontratë të re dhe, megjithëse,pati disa oferta nga disa klube të tjerë të NBA-së, ai vendosi që të largohej nga SHBA-ja dhe të kthehet në Evropë, duke pranuar që të bashkëpunojë me CSKA-në e Moskës për shumën prej 10,6 milkionë eurosh. Plejmejkeri spanjoll është përforcimi i 4-t i CSKA-së për sezonin e ardhshëm, duke qenë se, më parë, me klubin moskovit janë bashkuar Leo Vestermani nga Zhalgirisi, Otello Hanteri nga Reali i Madridit dhe Vill Klajburni nga Darushafaka.

Sfidanti.al