Covid, GP Australi dhe starti i Botërorit të Formula 1 drejt shtyrjes?

Ashtu sikurse edhe në vitin 2020, edhe këtë vit Covid-19 mund të kërcënojë zhvillimin normal të Botërorit të Formula 1 që në ndalesën e parë të tij. Fillimi i kampionatit i parashikuar në 21 mars në Australi është në rrezik. Sipas asaj që publikohet nga ‘Autosport’, duke parë masat e forta kufizuese me karantinë të detyrueshme që janë përshtatur nga qeveria australiane për të përballuar valën e radhës së Covid-19, norma që sollën edhe shtyrjen e Australian open, gara mund të shtyhet për një datë të mëvonshme, me shumë mundësi në fund të sezonit

Kalendari i Formula 1 në 2021 që për momentin parashikon zhvillimin e 23 garave mund të pësojë ndryshimin e parë të tij. Nëse Cmimi i Madh i Melbourne do të anulohet përfundimisht, atëherë Botërori i Formula 1 do të nisë nga ndalesa e dytë e tij, Cmimi i madh i Bahreinit në 28 mars, kun ë 2020 u zhvilluan 2 gara edhe pse në dy pista të ndryshme të Shakirit. Nëse do të konfirmohet starti i botërorit të F1 në 28 mars në Bahrein atëherë ai do të përkojë me nisjen e botërorit të motociklizmit në Katar.

Sfidanti.al