Coronavirusi ndalon edhe basketbollin, pezullohen Euroleague dhe Eurocup

Euroleague dhe Eurocup në basketboll kanë pezulluar ndeshjet e  deri në një komunikim të dytë për shkak të coronavirusit. ‘Në këto situata bëhet e pamundur të zhvillojmë rregullisht turnetë-tha Drejtori Sportiv në një komunikatë zyrtare. Duhet të ruajmë shëndetin dhe sigurinë e skuadrave dhe tifozëve’.

Në këtë mënyrë përvec ndeshjeve të Euroleague dhe Eurocup, pezullohen edhe sfidat e Euroleague Next Generation Tournament. Një ditë më parë u anukluan ndeshjet jo vetëm në Itali por edhe ato të NBA pas pozitivitetit të Rudy Gobert me Covid-19

sfidanti.al