Cili tjetër, Floid Meiuedher përgatitet për ndeshje në kafaz?

Kampioni i UFC-së në peshën e lehtë, Tajron Udli, thotë se ai ka filluar që të stërvisë ish-kampionin absolsut të botës në boksin profesionist, bashkatdhetarin e tij, Floid Meiuedhr, për ndeshje në MMA (arte marciale të përziera), duke i nxitur më shumë spekulimet se Meiuedheri është gati që të ndeshet edhe një herë tjetër me Konor Makgrekorin, por, kësaj here në  kafazin oktagon (tetëkëndësh) të UFC-së.

“Floidi ka kohë që interesohet për një ndeshje në kuadrin e MMA-së, ndoshta, më shumë se një ndeshje. Dhe, si mendoni ju, se ka ndonjë më të mirë sesa unë që t’i tregojë atij sesi të orientohet në kafaz?”, deklaroi Udli që shtoi se ai është mik i afërt Meiuedherit.

Sfidanti.al