Cili është basketbollisti më i mirë i huaj në NBA? Jo, jo nuk është Gasol

Portali “Sportando” ka bërë, së fundi, një sondazh me temën: “Kush është basketbollisti më i mirë i huaj në NBA-në amerikane?”. Në vend të parë, më shumë pikë para të tjerëve, u gjend basketbollisti grek, Janis Adetokunbo, në favor të të cilit votuan 69 për qind të të pyeturve. Mbas tij, vinin, sipas radhës, serbi Nikola Jokiç (14 për qind), spanjolli Mark Gasol, letoni Krstaps Porzingis, etj.

Krahas sondazhit të lartpërmendur, u bënë edhe disa sondazhe të tjerë. Basketbollisti më i mirë që nuk luan në NBA, sipas sondazhit të portalit “Sportando”, është slloveni Luka Donçiç (69 për qind), i pasuar nga francezi Nando De Kolo dhe rusi Aleksei Shved. Po ashtu, sipas sondazhit në fjalë, favorit kryesor për t’u shpallur basketbollisti më i mirë i NBA-së është Lebron Xhejms.