Çiklizëm, Team SKY nuk fal; pezullim 6 javor për Moscon, për fyerje raciste

Skuadra britanike e Ciklizmit ‘Team Sky’ del me forcë kundër racizmit dhe këtë e tregoi me vendimin për pezullimin për 6 javë të 23 vjecarit Gianni Moscon i cili u akuzua nga çiklisti francez Kevin Reza për fyerje raciste. Drejtuesit e Team Sky e bënë të ditur vendimin e tyre nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohet se  kjo masë disiplinore u mor pas një takimi të zhvilluar me të gjithë pjesëtarët e skuadrës. Por pezullimi 6 javor nuk ishte i vetmi ndëshkim për Moscon. Çiklisti italian do të jetë i detyruar të marrë pjesë edhe edhe në një garë në formën e fushatës sensibilizuese për diversitetin. Ngjarja e pakëndshme me protagonist Moscon ndodhi përpara pak ditësh në Xhiron e Romandisë kur 23 vjecari nga Trento u përfshi në debate me Reza ndaj të cilit nuk i kurseu fyerjet me sfond racist. Moscon kërkoi menjëherë falje, por kjo nuk mjaftoi që ai t’i shpëtojë ndëshkimit.

sfidanti.al