Ciklizëm, Covid anulon Botërorin e rrugës në Zvicër

Botërori i Ciklizmit në rrugë i programuar të mbahet në 20-27 shtator në Aigle-Martigny, në Zvicër u anulua për shkak të masave kufizuese të marra për shkak të pandemisë coronavirus. Lajmi u konfirmua nga vetë organizatorët që shpjeguan se  gjithcka erdhi si pasojë e vendimit të marrë nga qeveria helvete që ndalon manifestimet e rëndësishme që kërkojnë grumbullimet e mbi 1000 personave deri në 30 shtator duke e bërë të pamundur organizimin e këtij Botërori

Për më tepër në Zvicër, cdo person që hyn në vend është i detyruar të hyjë në karantinë dhe në rastin e Botërorit të rrugës, priteshin të hynin në vend 1200 persona nga 90 shtete, pa harruar këtu edhe masat e distancimit social që duhej respektuar.

Lajmi për anulimin e këtij evenimenti po qarkullonte prej javësh, por tani ai u formalizua edhe nga UCI që anuloi edhe kongresin e tij, ndërkohë që po punon për një Plan B që pritet të përcaktohet brenda 15 ditëve për të mbrojtur sportistët që ishin duke u përgatitur për Botërorin. Për momentin hipoteza më e mirë është ajo e një Botërori të reduktuar vetëm me garat e ciklistëve dhe ciklisteve profesioniste me shumë mundësi në Francë.

Sfidanti.al