Cift kampionësh në Valencia; Rossi me Mercedes dhe Hamilton me Yamaha M1

Ndodh që ëndrra e fshehur bëhet realitet. Është ky rasti I dy kampionëve që janë në kërkim të adrenalinës dhe emocioneve të reja Valentino Rosi dhe Ljuis Hamilton që për qëllim promovimi të sponsorëve ishn të ftuar ditën e hënë në pistën ‘Ricardo Tormo’ të Valencias për të kaluar një ditë të vecantë dhe argëtuese madje duke shkëmbyer rolet.

‘Doktori’, 9 herë kampion I MotoGP mori drejtimin e Mercedesi, ndërsa Ljuis Hamilton 6 herë kampion I Formula 1 provoi Yamaha M1. Ideja për këtë shkëmbim kishte lindur prej kohësh, por takimi I shumëpritur ishte shtyrë vazhdimisht.

Këtë radhë kompania ‘Monster’ që sponsorizon këto dy ikona të garave të shpejtësisë arriti të bashkojë 40 vjecarin pezarez dhe 35 vjecarin britanik të cilët e zhvilluan këtë event në dyer të mbyllura me pilotët që vunë veten në provë dhe njëkohësisht pët të marrë pjesë në një dokumentar që mund të shfaqet nëpërmjet mediave sociale.

Vetëm Hamilton zbuloi dicka nga ky event nëpërmjet një video shumë të shkurtër të postuar në profilin e tij në Instagram video në të cilën tregonte sesi I gëzohej agimit valencian përpara se të zbriste në pistën iberike për të provuar motorin e Rosit. ‘Mirënjohës për këtë agim-shkruante Hamilton në postimin e tij me britanikun që nuk e kishte për herë të parë që drejtonte një motor. Por për të ishte hera e parë në mënyrë absolute që drejtoi një motor të Botërorit të MotoGP. Përsa I përket Rosit, italiani nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin për makinat dhe ajo në Valencia rezulton të jetë eksperienca e tij e tretyë në drejtimin e një makine të Formula 1 pas atyre në 2006 dhe 2008 me Ferrarin. Madje në eksperiencën e dytë Rosi u shfaq shumë kompetitivë duke regjisgtruar kohë interesante  sa u arrit deri aty sa u fol për një kalim të tij në Formula 1.

Sfidanti.al