Cështja Ferrari, Red Bull në sulm: FIA, e korruptuar si FIFA

Nuk shuhen polemikat dhe pakënaqësitë në Formula 1 që në prag të sezonit të ri që nis javën e ardhshme, sheh skuadrat që të rebelohen kundër FIA dhe Ferrarit për cështjen e njësisë së fuqisë së motorit. Pavarëisht përgjigjes së Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit ndaj komunikatës së përbashkët të Mercedes dhe 6 skuderive të tjera, sulmet ndaj këti institiucioni vijuan. Këtë radhë ishte konsulenti I Red Bull, Helmut Marko që sulmoi FIA duke e krahasur me FIFA për skandalin e korrupsionit në periudhën 2015-2016.

‘E gjithë kjo cështje arritur në përmasa të krahasueshme me atë cfarë ndodhi në  FIFA-tha Marko-dhe mes FIA dhe FIFA ndryshimi qëndron vetëm te një shkronjë’.

Në rastin e përmendur nga Marko, në atë kohe në skandalin e FIFA u përfshinë presidentët e FIFA dhe UEFA, Sepp Blatter dhe Michel Platini që rezultuan fajtorë për thyerje të kodit etik që qeverisë së futbollit botëror. Sipas Markos, situata që po krijohet në F1 do të jetë një vetëvrasje politike nga ana e Jean Todt

‘FIA e diskretitoi një sport ku cdo vit investojme miliona Euro-mbylli sulmin e ashpër të tij Helmut Marko. Tani Ferrarit do t’I duhet të përballojë një botëror të Formula 1 shumë të vështirë ku do t’I duhet të mbrohet si në pista ashtu edhe jashtë tyre.

Sfidanti.al