Bushard përgatit Uimbëlldonin ….e veshur si ‘Catwoman’

Të hënën nis turneu i Uimbëlldonit dhe shumica e tenistëve e tenisteve janë në Londër duke bërë përgatitjet e tyre të fundit. Një prej tyre është edhe Euzheni Bushard. Kanadezja po kërkon të kthehet në formën e saj më të mirë dhe po punon shumë për t’ia arritur qëllimit. për këtë arsye ajo ka vendosur të stërvitet me një kostum të ri që e bën atë që të duket si Catwoman. Bëhet fjalë për një kostum i zi që ia mbulon të gjithë trupin Bushard.

Padyshim që tenistja do ta përdorë këtë kostum vetëm në stërvitje duke qenë se Uimbëlldoni aplikon një kod veshjeje teksa i detyrontë gjithë tenistët që të vishen me uniforma të bardha. me këtë veshje të re, Bushard të sjell në mendje, Serena Uilliams e para që e përdori një veshje të tillë.

sfidanti.al