“Bukuroshja e karatesë” fiton duelin e vajzave në MMA!

Gjithnjë e më shumë bukuroshe të egra në kafaz. Artet e përziera marciale (MMA) po bëhen gjithnjë e më shumë tërheqëse, të paktën për ata që duan të shikojnë njerëz duke u rrahur. Një sfidë mes dy femrave në pesha të lehta u zhvillua në Sakramento të SHBA-së. “Bukuroshja e karatesë” (The Karate Hottie) e quajtur Mishelë Uaterson mundi bindshëm vajzën e shtëpisë, Pejxh Vanzant, pikërisht atë që u detyrua të zhvishej plotësisht që të arrinte normën në peshim. Sakrifica me striptizëm nuk i vlejti Pejxhit që u mund nga kundërshtarja më e fortë. Gjithsesi, beteja mes dy vajzave amerikane ishte për t’u veçuar për krenarinë e saj, pasi Vanzant nuk deshi të dorëzohej dhe gjyqtari e mbylli ndeshjen në raundin e parë, në mënyrë që sportistja të mos pësonte ndonjë dëmtim të madh. Një “i lumtë” e madhe për fituesen Mishelë, por edhe për trimen Pejxh.