Boterori i MotoGP nis nen shenjen e Dukatit; ne Katar triumfon Doviciozo

Boterori i MotoGP nis ne menyren me te mire per Dukatin. Andrea Doviciozo eshte fituesi i ndaleses se pare te ketij Boterori i zhvilluar ne pisten e Losailit me Katar. Ishte nje triumf te cilin piloti italian e deshironte me çdo kusht pas 3 vendeve te dyta ne vitet e meparshme.

Andrea Doviciozo e nisi garen nga vendi i 5 ne vijen e nisjes , por shume shpejt mori kryesimin duke e lene pas kampionin e Botes, Mark Markez. Spanjolli u perpoq qe t’i kunderpergjigjej rivalit te tij, por ne fund u desh te dorezohej te kthesa e fundit, ashtu sikurse kishte ndodhur ne Austri e Japoni sezonin e kaluar. Keshtu qe Markez u detyrua te kenaqej me vendin e dyte.

Podiumin e plotesoi Valentino Rosi  si per te plotesuar festen italiane me 39 vjeçarin qe sapo rinovoi kontraten me Jamahen deri ne vitin 2020. Britaniku Kraçlou u rendit i katerti i ndjekur nga Danilo Petruçi ne te pestin. Dani Pedroza qe ishte ne garen e tij te 200 ne MotoGP nul shkoi me shume se vendi i 7, nderkohe qe per Lorencon kjo fundjave ishte krejtesisht per t’u harruar me spanjollin qe nukne perfundoi garen pasi u rrezua ne gjysmen e saj.

Sfidanti.al