Boterori i Rally; Fundjava argjentinase nis me suksesin e Latvalas.

Fundjava argjentinase e Botërorit të Rally nis nën shenjën e Jari Matti Latvalës. Piloti finlandez është fituesi u etapës prolog të këtij Çmimi të Madh dhe e përshkoi pistën e Cordobas me kohën 4 minuta e 2 sekonda. Menjëherë pas tij në vendin e dytë u rendit piloti nga Zelanda e Re, Hayden Paddon me 0.1 sekonda më shumë se Latvala, ndërkohë që i treti doli spanjolli dani Sordo me 2 të dhjetat më shumë se finlandezi. Renditja në këtë etapë të Rally të Argjentinës vijon me Thierry Neuville dhe Sebastian ogier të renditur respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë. Renditja e përgjithshme e botërorit të Rally kryesohet pikërisht nga francezi Ogier i ndjekur në vendin e dytë nga Latvala, ndërsa i treti është Neuville.