Botërori i Formula 1 në 2019, nuk ka ndryshime në kalendar, 21 gara

Botërori i Formula 1 i vitit 2019 do të përbëhet nga 21 gara. këshilli Botëror i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit miratoi këtë të mërkurë kalendarin e këtij kampionati që do të nisë në 21 mars si gjithmonë me Cmimin e Madh të Australisë dhe do të mbyllet në 1 dhjetor me garën në Abu Dabi. Ajo që të bën përshtypje në kalendarin e Formula 1 të vitit të ardhshëm është se nuk do të ketë ndryshime në krahasim me atë të këtij viti. E vetmja e re që mund të thuhet është ndryshimi i pozicioneve të garave të Meksikës dhe SHBA, me Cmimin e Madh të Meksikës që do të mbahet përpara atij të Austinit në Teksas

Kalendari i Formula 1 2019

1 Australi  17 mars

2 Bahrein 31 mars

3 Kinë 14 prill

4 Azerbaixhan 28 prill

5 Spanje 12 maj

6 Monako 26 maj

7 Kanada  9 qershor

8 Francë  23 qershor

9  Austria 30 qershor

10 Britani 14 korrik

11 Gjermani 28 korrik

12 Hungari 4 gusht

13 Belgjikë  1 shtator

14 Itali         8 shtator

15 Singapor 22 shtator

16 Rusi   29 shtator

17 Japini  13 tetor

18  Meksikë  27 tetor

19 SHBA 3 nëntor

20 Brazil 17 nëntor

21 Abu Dabi 1 dhjetor