Boston mund edhe Bruklin, 13 fitore radhazi

Boston Seltiks vazhdon marshimin e saj duke regjistruar fitoren e 13 radhazi. skuadra që ndjeu këtë radhë diktatin e Bostonit ishte Bruklin Nets që në ‘Barclays Center’ i mposht 102-109 nga skuadra lider e Konferencës së Lindjes. Kajri Irving u kthye në parket dhe luajti me një maskë në fytyrë, por kjo nuk e pengoi atë që të shënojë 25 pikë për ta drejtuar Bostonin drejt  fitores së 13 radhazi.

Hjuston ndalet në shtëpi nga Toronto Reptors 113-129 duke e ndalur vrullin e 6 ndeshjeve të fundit të saj. Harden bëri gjithcka kishte në dorë duke shënuar 38 pikë, por pa mundur dot të ndihmojë skuadrën e tij të evitojë humbjen. në krahun tjetër, DeRozan u bë njeriu i ndeshjes për Toronton me 27 pikë.

San Antonio fitoi derbin teksan me Dallasin që konfirmohet si skuadra më e dobët e Konferencës së Perëndimit. Në American Airlinas Center, skuadra e drejtuar nga greg Popovic e mbylli ndeshjen 97-91 ku spikati LaMarlus Oldrixh që është rritur dhe formuar si basketbollist në Dallas. Oldrixh shënoi 32 pikë në këtë ndeshje duke dëshpëruar të gjithë tifozët e Dallasit që kishin ardhur për të ndjekur këtë derbi.

sfidanti.al