Boris Beker ‘e kalon lumin’;anulon borxhin me një bankë angleze

Boris Beker e anulon borxhin e tij me bankën angleze Arbuthnot&Latham. Lajmi u konfirmua nga avokati I ish tenistit gjerman Fransisko Gijem për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE

Përpara 4 vitesh, Beker mori një hua nga ky institucion financiar dhe duke parë pamundësinë për të shlyer këtë borxh, ai deklaroi falimentimin gjë që e la ish tenistin në një situatë të komplikuar që u zgjidh pas këtij akordi. Beker kontaktoi Fransisko Gijem falë sipërmarrësit Huan Hoze Rodrigez. Që nga ai moment Gijem punoi me Beker duke mundësuar anulimin e borxhit të ish tenistit. Gijem bashkëpunoi me Beker edhe me beteja të tjera ligjore dhe këtu përfshihen edhe problemet që ai pati me një pronë të tij në Palma de Majorka.

Beker në një komunikatë për shtyp u shpreh shumë I gëzuar për zhdukjen e këtij borxhi dhe tani gjermani beson se shumë shpejt do të zgjidhet edhe gjendja e tij e falimentimit në Angli duke qenë se banka ka hequr dorë nga cdo pretendim shtesë që do të lejojë Bekerin të përqendrohet në projektet e reja profesionale.

Në karrierën e tij si tenist, Boris Beker fitopi 6 tituj Grand Slam dhe 2 Tituj masters. Po kështu ai ka fituar 2 edicione të Kupës Devis me Gjermaninë, një medalje olimpike në Barcelona 92 si dhe shumë turne të tjerë. Aktualisht ai është në rolin e Drejtorit Teknik në tenisin gjerman

Sfidanti.al