Bolti feston në Mikonos daljen në “pension”, çfarë spektakli!

Ishulli grek Mikonos e tregoi edhe një herë tjetër se ai është tamam vendi, ku celebritetet ose njerëzit e shquar dhe më të njohur të botës mund të argëtohen ashtu si duan… “pa frena”! Kësaj here, ketë e konfirmoi njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, që vendosi t’i thotë lamtumirë atletikës në pistë, t’i varë atletet në gozhdë dhe të organizoi një “parti pensioni” me miqtë e tij në Mikonos.

Mediumet greke bëjnë të ditur se kjo mbrëmje argëtuese të daljes në pension të Boltit i kushtoi atij më shumë se 90 000 euro!

Bolti dhe miqtë e tij, në klubin “Namos”, vetëm në fillim porositën disa shishe vere “Dom Perinjon” të vitit 2002 me vlerë prej 75 000 eurosh. Gjatë mbrëmjes argëtuese, më i lumturi dhe më i gëzuari ishte vetë Usain Bolti që këndoi bashkë me dixhejin dhe shoqëronte muzikën në klub.

Sfidanti.al