Bolt nuk ndryshon mendje: Jam i zhgënjyer, por tani dua një jetë normale

Të shtunën e ardhshme Usain Bolt do të zbresë në pistën e atletikës për herë të fundit teksa do të garojë në stafetën 4×100 m ku padyshim do të kërkojë të fitojë medaljen e tij të fundit të artë, si për të harruar zhgënjimin e tij për të harruar zhgënjimin e tij në atë të 100 m individual. Medalja e bronztë është e fituar në këtë garë është shumë pak për legjendën e atletikës botërore. ‘Dhashë maksimumin tim, por nuk mjaftoi-tha Bolt-përjetova një karrierë të gjatë që më dha shumë kënaqësi dhe dua të falenderoj të gjithë për ngrohtësinë që më kanë dhënë, publikun e Londrës dhe të gjithë xhamajkanët që kanë ardhur këtu enkas për të më mbështetur. Jam i zhgënjyer, por nuk më vjen keq për asgjë. Ishte viti që iu detyrohesha tifozëve. Tani do të bëj një jetë normale. Sporti do të më mungojë, por unë mezi po pres që të kthej faqen edhe pse nuk e di me saktësi se cfarë do të bëj’.

sfidanti.al