Bekeri tradhton Gjermaninë: S’ndjehem gjerman, shtëpia ime është Londra!

Boris Bekeri, tri herë fitues i Uimbëlldonit dhe një nga legjendat më të mëdha në tenisin botëror që sapo ka mbushur 50 vjeç, bëri një deklaratë që shumëkujt nuk i pëlqeu, duke deklaruar se ai nuk e ndjente më veten gjerman dhe se dëshiron që, kur të vijë koha, të varroset në Uimbëlldon. “Unë jetoj në Londër, ky vend është shtëpia ime. Kur te vdes, dua që të varrosem këtu, në Uimbëlldon. Një gjë është e sigurt, se në Gjermani unë nuk do kthehem. Megjithëse  unë kam pashaportë gjermane, unë nuk e ndjej më veten gjerman”, tha ai.

Nuk dihet, nëse kjo deklaratë ka të bëjë me situatën e vështirë, në të të cilën ndodhtet, aktualisht, Boris Bekeri, për shkak të falimentimit të tij dhe frikës së tij se shërbimet përkatëse në Angli mund ta përzënë atë nga Anglia.

Sfidanti.al