Basti i ri i Mejuedhërit; lojë basketbolli me Kobi Brajant për 1mln USD

Floid Mejuedhër duket se nuk e pëlqen aspak jetën e një ‘pensionisti’. 40 vjecari ka gjithnjë nevojë për sfida të reja edhe kur ato nuk kanë të bëjnë aspak me ringun.Propozimi i fundit i Mejuedhër iu bë Kobi Brajant të cilit i kërkoi një sfidë në lojën një për një në basketboll.

Sfidën Mejuedhër e lëshoi teksa komentoi në postimin e legjendës së Los Anxheles Lejkërs për dokumentarin e tij ‘Dear basketball’ në  profilin e ish basketbollistit në Instagram

‘Jam gati të përballem me ty në lojën një për një në basketboll për 1 milion Dollarë-iu drejtua Mejuedhëri , Brajantit  me boksierin që është një admirues i sportit të basketbollit.  Kobe Bryant ende nuk i ka kthyer përgjigje Mayëeatherit, dosjhta sepse mendon se ka gjëra më të mira për të bërë në periudhën e festave të funvitit.

Sfidanti.al