Australian Open, shpërblime rekord; fituesit përfitojnë 2.5 milionë Euro

39 milionë Euro; kjo është shifra e shpërblimit e përcaktuar për tenistët pjesëmarrës për edicionin e vitit 2019 të turnout të parë Grand Slam të vitit, Australian Open që do të nisë në 14 janar. Drejtori I këtij evenimenti, Krejg Tajli bëri të ditur se ky shpërblim është rritur me 14% në krahasim me turneun e vitit të kaluar.Tenisti dhe tenistja që do të fitojnë turneun individual do të përfitojnë mbi 2.5 milionë Euro.

‘Pjesa më e madhe e rritjes së shpërblimit është e lidhur direkt me tenistët dhe tenistet e raundeve kualifikues, të raundeve të para dhe të atyre në lojën dyshe-tha  Krejg Tajli-psh ai që humbet në raundin e parë kualifikues do të përfitojë 15 mijë Dollarë(mbi 9000 Euro), shifër kjo dy herë më e lartë nga ajo e vitit të kaluar. Ai që do të eliminohet në raundin e parë në turneun kryesor do të ketë një  cmim prej 75 mijë Dollarësh, shifër kjo që është 25% më e lartë se në 2018. Kemi përgjegjësine për të përmirësuar kushtet për të gjithë lojtarët dhe të garantojmë që karriera e një tenisti të japë mundësinë edhe për të jetuar dhe kjo do të thotë se shpërblimet duhen rritur ashtu sic duhen reduktuar edhe kostot për ata që marrin pjesë në Australian Open’.

Sfidanti.al