Australian Open nuk gjen qetësi; 3 raste të tjerë pozitivë me Covid

Tre persona të tjerë që kanë lidhje me Australian Open që do të nisë në 8 shkurt kanë rezultuar pozitivë me Covid në Melbourne duke e cuar në 10 numrin e përgjithshëm të të prekurve nga coronavirusi. Një lojtar u bllokua sepse ishte në bordin e një fluturimi me një tjetër përson që ishte pozitiv. Ndërsa 2 rastet e tjerë janë një tenist tjetër dhe një anëtar i stafit të tij.

Në këtë moment, 72 teniste kanë jyrë në karantinë pasi kanë qenë në kontakt me persona pozitivë me Covid në 3 fluturime me avionë charter nga Abu Dhabi, Doha dhe Los Angeles

Drejtori i Australian Open, Craig Tiley tha se janë kryer 3200 teste te mbi 1200 lojtarë, anëtarë të stafeve dhe funksionarëve të turneut. ‘Jemi në ditën e 6 dhe deri tani shifrat janë shumë të ulëta dhe nëse ka raste aktivë, shkojnë direkt në hotel-tha Tiley që më pas kritikoi atë që përkufizon ‘minorancë’ të lojtarëve që në rrjetet sociale vijojnë të ankohen për kushtet e karantinimit në hotel.

‘Ka një qasje ndryshe sesi administrohet virusi-shtoi Tiley-jemi krenarë për atë cfarë kemi bërë për të mbrojtur komunitetin. Do të vazhdojmë ta bëjmë’.

Sfidanti.al