Australian Open, Djokovic i hakërrohet gjyqtarit: U bëre i famshëm, punë e shkëlqyer

Novak Djokovic triumfoi sërish në Ausrtalian Open teksa e fitoi atë për të 8 herë në karrierë duke e cuar në 17 në total numrin e titujve Grand Slam. Në finale serbi që u rikthye edhe në krye të renditjes botërore, mundi Dominic thiem në një ndeshje të rivalizuar 3-2. Por gjatë kësaj sfide, Djokovic pati edhe momentet e tij të nervozizmit teksa iu hakërrua gjyqtarit kryesor të sfidës me këtë të fundit që i dha një paralajmërim të dyfishtë.

‘U bëre protagonist në këtë ndeshje, punë e shkëlqyer-i tha Djokovic-kjo sidomos te paralajmërimi i dytë. Të lumtë, u bërë i famshëm’

sfidanti.al