Australian Open bëhet më I pasur, shpërblimi total arrin 44 milionë Euro

Turneu I parë Grand Slam I vitit, Australian Open bëhet akoma më I pasur. Në fakt organizatorët e këtij evenimenti bënë të ditur se shpërblimi total për tenistët pjesëmarrës është mbi 44 milionë Euro, një shifër kjo që është 13.5% më e lartë se në 2019

Por pjesa më e madhe e kësaj rritjeje do të shkojë për tenistët që do të eliminohen në raundet e pare kualifikues dhe vetëm një fraksion do të shkojë për fituesit e turneve të meshkujve e femrave. Ata që do të eliminohen në turin e parë do të përfitojnë 12 mijë Euro, me një rritje me 1/3 e vlerës së vitit të kaluar

Lojtarët që do të eliminohen në raundin e parë në turneun kryesor do të përfitojnë 56 mijë Euro, 20% më shumë se në 2019. Fituesit e Australian Open do të sigurojnë 2.5 milionë Euro, 10 mijë Euro më shumë se në edicionin paraardhës.

Sfidanti.al