ATP Tour Finals, Torino ne gare per edicionet e sezoneve 2021-2026

Drejtuesit e ATP ne tenis ka nisur punen per caktimin e nje qytetit per Tour Finals qe mbahet cdo fund viti dhe qe deri ne 2020 eshte i percaktuar te mbahet ne Londer. Tashme jane percaktuar qytetet qe jane ne gare per organizimin e ketij evenimenti per vitet 2021-2026 dhe Torino eshte nje prej kandidaturave se bashku me Mancesterin, Tokion, Singaporin dhe Londren.

Vendimin perfundimtar, drejtuesit e ATP do ta marrin ne mbledhjen e muajit maj te vitit te ardhshem gjate zhvillimit te Turneut Masters te Indian Uellsit. Nese garen do ta fitoje Torino, atehere ATP Tour Finals do te zhvillohet ne pallatin e sportit PalaAlpitour.

‘Kaluam dhjetera qytete ne kete faze te pare te gares duke e ditur qe rruga eshte ende e gjate dhe e veshtire-tha kryetarja e Bashkise se Torinos, Kiara Apendino-por kjo nuk na tremb, perkundrazi, na shtyn qe te perballojme kete sfide me me shume vendosmeri dhe te ndergjegjshem se mund ta fitojme’.

Sfidanti.al