Aston Martin në Botërorin e F1? Me skuadrën e Red Bull..

Aston Martin dhe Red Bull zgjerojnë bashkëpunimin mes tyre edhe në Formula 1. Kompania britanike e prodhimit të automjeteve do të jetë sponsori kryesor i Red Bull në botërorin e Formula 1 të vitit 2018. Skuderia austriake e ka konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e internetit, zyrtarizim që erdhi pas bisedimevet që drejtuesit e Red Bull zhvilluan me ata të aston martin gjatë Cmimit të madh të Singaporit. Por kjo histori nuk mbyllet me kaq, Aston Martin është i interesuar të marrë edhe rolin e furnizuesit me motorë në vitin 2021 duke qenë se do të ketë ndryshime jnë rregulle, por sipas Shefit Ekzekutiv të saj, Andy Palmer gjithcka do të varet nga rrethanat që do të krijojë Federata ndërkombëtare e Automobilizmit

sfidanti.al