Ankth në Formula 3; aksident i frikshëm i Sofia Flërsh në Makau

Sofia Flërsh i vë të gjithë në ankth në garën e Makaut në kampionatin e Formula 3. Pilotja 17 vjecare u bë protagoniste e një aksidenti të frikshëm pasi në kthesën Lisbonë të pistës humbi kontrollin e makinës duke fluturuar mbi muret mbrojtëse të saj duke u përplasur me tribunën e përcaktuar për fotografët. imazhet e ngjarjes ishin të tmerrshme, ndërkohë që adoleshentja u dërgua menjëherë në spital. Raporti i parë i publikuar nga mjekët flet për një gjendje stabël të Flërsh dhe një frakturë spinale të saj që e bën atë t’i nënshtrohet një operacioni.

Ndërkaq, vetë Sofia Flërsh ka dashur që të qetësojë të gjithë dhe këtë e bëri nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. ‘Ndihem mirë-shkruante pilotja 17 vjecare në postimin e saj-do të kryej ndërhyrje kirurgjikale. Ju falenderoj të gjithëve për shqetësimin e shfaqur dhe për mesazhet që më keni dërguar’.

sfidanti.al