Aleksei Shvedi “zhyt” edhe Greqinë, po sot me Serbinë..ferri!

Rusia u bë ekipi i tretë që arriti të sigurojë një vend në gjysmëfinale të kampionatit evropian, faza e tanishme e të cilit po zhvillohet në Stamboll, pasi mundi Greqinë me rezultatin 74-69. Të zgjedhurit e Sergei Bazareviçit triumfuan në një ndeshje, fituesi i të cilit, Rusia, u përcaktua vetëm në fund, mbas një loje të fortë, por, sidoqoftë, të mbushur me gabime nga të dy ekipet. Edhe në këtë ndeshje çerekfinale, ashtu si edhe kundër Kroacisë në fazën e mëparshme, ishte plejmejkeri i shkëlqyer,Aleksei Shved, që e udhëhoqi ekipin rus drejt fitores së rëndësishme, duke shënuar 26 pikë, ndërkohë që Timofej Mozgovi shënoi 25 pikë. Për Greqinë, më i miri në fushë ishte Nik Kalatesi me 25 pikë. Kështu, Rusia që do të ndeshet në gjysmëfinale me Serbinë, ariti në fazën, ku, tani, luftohet për medalje.

Sfidanti.al