Alarm në Turin e Francës, grabitet skuadra e Lotto Soudal në hotelin ku ishte akomoduar

Turi Francës ka shënuar një rast grabitjeje. në Hotelin ‘Holiday Inn Blagnac’ persona të panjohur hynë në mbrëmjen e së mërkurës për të bërë një vjedhje. Mësohet se grabitësit morën materiale me vlerë 50 mijë Euro që ishin para cash, pajisje informatike dhe televizorë.

Objektivi i këtyre keqbërësve ishte skuadra e Lotto Soudal që sipas të përditshmes franceze ‘La Depeche’ raportoi për humbjen e mijëra Eurove. Grabitja ndodhi pikërisht ditën kur etapën e fitoi Kalen Juan, ndërkohë që fanelën për etapat malore e mori Tim Velens. Ndërkaq vlen të theksohet se në të njëjtin hotel ishin akomoduar edhe skuadra të tjera pjesëmarrëse në Turin e Francës si Cofidis apo Groupama

sfidanti.al