Aksident në Xhiron e Lombardise, Evenepoel rrëzohet gjatë një zbritjeje

Panik në Xhiron e Lombardisë në ciklizëm. Remco Evenepoel u përplas me një shkëm pas një fluturimi të tmerrshëm gjatë një zbritjeje në itinerarin Colma di Sormano-Nesso në Liqenin e Comos. Incidenti ndodhi në momentin kur ciklisti belg ndodhej në grupin që kryesonte etapën kur mori pak gjerë kthesën në të majtë për t’u përplasur me një mur në anë të rrugës në hyrje të një ure për të kërcyer më pas nga bicikleta që e vijoi për inerci ecjen

Në vendin e ngjarjes arriti menjëherë ambulanca për ta ndihmuar. Ciklisti i skuadrës Deceuninck-Quick Step qëndroi pa lëvizu, por ishte i ndërgjegjshëm edhe pas këtij rrezimi nga 20 m. Me vështirësi ai u vendos në barrelë për t’u larguar për në spital. Mësohet se Evenepoel ka pësuar një goditje të fortë në këmbën e  djathtë dhe më pas do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera në spitalin e Comos.

Sfidanti.al