A do të ketë një ndeshje epike midis Lenoks Ljuis dhe Majk Tajson?!

Ish-kampioni i botës në peshën e rënë Lenoks Ljuis vë në dukje se ai është gati të ndeshet me boksierin legjendar amerikan, Majk Tajson, nëse atij do t’i vihen në dispozicion 100 milionë dollarë.
Sikurse dihet, Ljuisi e mundi Tajsonin me nokaut teknik në raundin e tetë në Memfis në vitin 2002, ndërkohë që më pas ai mposhti edhe boksierin ukrainas Vitali Kliçko më 2003, duke i dhënë fund karrierës së tij. “Majku i hekurt”, nga ana e tij, i dha fund karrierës së vet dy vite më vonë, më 2005.
Sidoqoftë, duhet të pritet, nëse Majk Tajsoni do t’i përgjigjet sfidës së Lenoks Ljuisit.
Sfidanti.al