7 vjecari Rudolf Ingram; Atletika ka gjetur Usain Boltin e ri?

Është vetëm 7 vjec, por Rudolf Ingram është shndërruar në një personazh të famshëm në rrjetet sociale e më konkretisht në Instagram. Në këtë platformë janë shfaqur video të tij në kompeticione të ndryshme të atletikës së grupmoshës së tij ku ai spikat për shpejtësinë e tij të madhe, madje atë kanë filluar ta quajnë Boltin e ri.

Gjata garave, Ingram shfaqet i shkëputur jashtë mase nga rivalët e tij që e kishin të pamundur që ta arrinin. Por jo vetëm kaq, mësohet se Ingram e ka përshkuar distancën e 100 m me kohën 13.48 sekonda. Atletika nuk është sporti i vetëm që aplikon 7 vjecari, Ingram i ka shfaqur aftësitë e tij të vrapoimit edhe në futbollin amerikan. por famën e tij vogëlushi e ka arritur në muajin gusht kur në një eveniment të atletikës për fëmijët deri në moshën 14 vjec, ai regjistroi kohën e dytë më të mirë.

sfidanti.al