Përse nga studiot në Itali, De Biazi duket i qeshur. Përse-të e tjera kuqezi.

Përse humbja e turpit me Izraelin po përdoret si një loje bilardo, ku më shumë paska faj policia për humbjen, sesa vetë futbollistët ?

Sepse futbollistët nuk mbajnë përgjegjesi kur turpi është më i madh sesa duhet dhe qahen ose për policinë, ose për arbitrin…

Përse trajneri De Biazi, kur u shfaq tek studiot e RAI-t në Itali, duket sikur nuk kishte humbur me 3 gola, madje s’dukej që ishte turpëruar fare?

Sepse ndeshja me Izraelin do të kujtohet gjatë sesi trajneri ynë i nisi të gjithë para, edhe kur ishim me 9 vetë, dhe presidenti Duka nga tribuna që numëronte golat ..

Përse Altin Lala, ish-kapiteni i Kombëtares  thotë se Ergys Kaçe nuk stërvitet ndaje dhe ka humbur Kombëtaren?

Sepse kur foli për Rashicën që u braktisë nga De Biazi, iu hodhën në fyt dhe tani Lala është khtyer pas..në mbrojtje!

Përse misionarët e maviolave, artizanët e rasteve që tjetersohen në ekran, çunat e bekuar të FSHF-së, u shfaqën me mendime të ndryshme për arbitrin e ndeshjes me Izraelin?

Sepse ishte urdhër që disa ta mbronin arbitrin dhe disa ta shanin, që të bëhej më lëmsh  gjetja e së vërtetës.