Si t’ia bëjmë me futbollin e çuditshëm, të jemi krenarë apo të kemi frikë?

Fjalët e Orges Shehit, ish-trajnerit të Skënderbeut, kanë efekt të dyfishtë. Edhe i afrohen të vërtetës, edhe i largohen asaj.  “Mund të them se ky kampionat është i çuditshëm dhe po vërtetohet pikërisht ajo që unë kam thënë në fillim të sezonit. Në këtë kampionat prisja më shumë nga ana e pretendentëve, pasi ata duhet ta diktonin garën”. Por, kjo fjala “çuditshëm”, si mund të përkthehet në fjalorin e pasur, shumë të trazuar të futbollit..nën rrogoz. Është çudi e bukur apo nga ato që të ndezin frikën,  nga ato prej të cilave jemi dënuar në Europë? Nuk është i vetëm Shehi kur  mendon se ky kampionat ka garë të “çuditshme”, një garë që binjakëzohet me  sportin e keçit, ku si pa të keq, fituesi kthehet në humbës dhe humbësi në fitues! Edhe kjo ndeshja e fundit  me Andorrën, apo edhe një dyzinë ndeshjes kuqezi, në të gjitha nivelet e moshave, janë pagëzuar me emrin “e bekuar”…të çuditshme!

Nuk thuhet me ze të lartë, por mund të quhet një “rekord i çuditshëm” fakti se në këtë kampionat, gara ka më shumë çudi dhe përmbysje, ka më shumë trillime loje, sidomos në ndeshjet e Kupës. Aty ku sekreti i madh, një ditë doli sheshit.  Njerëzit e FSHF-së, para se të fillonin ndeshjet “ e çuditshme”, tamam si në atë lojën grurë-grurë apo misër-misër, u kanë thënë klubeve se ..kini kujdes, na kanë diktuar prapë ata të huajt që gjurmojnë produktin tonë “bio”. Mos kujtoni se UEFA  ka mbyllur sytë për një dorë gjumë,  pas dënimit të gjatë Skënderbeut. Madje tani është edhe më keq, sepse kemi njeriun tonë në UEFA që bashkëpunon me ta. Ndaj , këto ditë feste për inagurmin e stadiumit të ri, tamam me urdhërin Skënderbeu, siç e ka emrin edhe i dënuari më kohëgjatë,  u dekorua shefi i madh i UEFA-s, Ceferini  nga.. shteti ynë. !

Sfidanti. al