Nejmari mund ta lërë futbollin, por te PSZH-ja..kurrë  më!

Media braziliane shkruan se Nejmari është i vendosur që të largohet me çdo kusht nga klubi kampion francez. Sipas saj, Nejmari në një bisedë me presidentin e PSZH-së, Naser Al-Kelaifi, i ka thënë këtij të fundit se nuk ka në plan që të kthehet në Francë dhe do të largohet me çdo kusht që andej.

Sesa e madhe është dëshira e tij që të largohet nga PSZH-ja, e tregon fakti se ai është grindur edhe me të atin, të cilin e ka menaxher dhe që do që i biri të vazhdojë të qëndrojë në klubin francez të paktën edhe një sezon, sepse provizioni i tij është i madh. Por megjithatë vetë Nejmari do që të largohet me çdo çmim.

Midis arsyeve kryesore që Nejmari do të largohet, janë mosmarrëveshjet e tj me lojtarët e tjerë, sidomos me Edison Kavanin qe ka mbështetjen e shumicës së bashkëlojtarëve, ndërkohë që këtij futbollisti uruguajan iu ofrua një kontratë e re te klubi parisien.

Sfidanti.al