Ndodhi para syve të presidentit Duka, Daja bën “kurban” të rinjtë !

Dëgjoni fjalët e trajnerit që ndodhet ne vitrinën e kampionatit, Ilir Daja. Ose më mirë do të ishte që të thuhej ..mos i dëgjoni fjalët e tij se janë pa moral. Pse duheshin thënë dhe pse kundër futbollistëve të rinj, pas humbjes së ëmbël dhe me stil në Laç. “

Kjo është e papranueshme, sepse duhet të jeni ju që të sakrifikoni më tepër për të kapur një vend në formacion. Kjo është ajo që dua të ndryshohet menjëherë. Natyrisht, nuk kam pse të bëj dramë humbjen, por shumë nga ju duhet të reflektojnë për mënyrën se si po angazhohen në fushë”.

Këto fjalë qënkan thënë në analizë dhe mund të futen me meritë tek muzeu i makateve të trajnerëve. Në një ndeshje si një film i parë disa herë, nga ato që populli në stadium është i dënuar dhe vetë dënuesi i tij , presidenti Duka shfaqet si me karshillëk në stadium, trajneri Daja guxon të kritikojë të rinjtë që “tradhëtuan”  sepse të vjetërit, veteranët nuk meritojnë më të qortohen  ngaqë e kanë mbushur kupën.  Sigurisht, Daja me këtë fajësi të trilluar nuk ka zbuluar  fundin e botës , sepse të gjithë trajnerët e kanë për zemër që kur ekipi del në fushë , tamam tamam tek vendi i semaforit, të qëllosh mbi të rinjtë është  zakon shqiptar. Të vjetërit të hanë kokën, kurse të rinjve mund t’ua hash kokën..

Sfidanti.al