Na duhet apo s’na duhet ky lloj futbolli? Alibia për policinë, na kujton Serbinë

Do të ndërpritet kampionati apo është një tjetër truk i FSHF-së? “Derbi” që kemi ndezur së fundmi midis FSHF-së dhe Policisë së Shtetit, për të gjetur “fajtorin e madh” të dhunës, nëse do të luhej edhe në skedina, do të kishte si favorit lojtarët e FSHF-së. Miqësia e vjetër midis palëve është prishur brenda “natës”, dhe letrat që i dërgojnë njëra – tjetrës e çojnë më lart stekën e dhunës. A do ta besonit që Shoqata e Arbitrave e fikur prej kohësh nga bota e të gjallëve të çohej nga “varri” dhe të thoshte fjalët që nuk i thonë dot as të gjallët se “ policia po mundohet të shkatërrojë futbollin”. Një arsye e “fortë” për ata që besojnë se për dhunën që vjen nga gardhi i futbollit duhet të kujdeset policia, kurse për dhunën tjetër, atë më vrastare, që vjen nga veza e futbollit të prishur, nga deformimi i shpirtit të lojës , ..kujdeset vetë “policia e FSHF-së”..
Loja me policinë është alibia më spektakolare e atyre që mbajnë mbi supe peshën e mëkatit për atë që ka ndodhur dhe ndodh tragjikisht me futbollin tonë. Nuk paska qënë rastësi akuza “budallaqe”, ditën kur humbëm me “bamirësi” ndeshjen me Serbinë, se fajin për atë që ndodhi e kishte policia dhe jo futbollistët qw dezertuan ! Paska qënë një mëndje e ndritur, tepër e ngjashme me këtë të tanishmen, ajo që predikon në popull se futbollin po e shkatërron policia dhe jo ..paria që nga dhuna erdhi dhe pa dhunë nuk jeton dot!
Sfidanti.al