Moda e letrave në futboll, kur topi fryhet me …luftë dhe patriotizem !

Ne 2013 ish- trajneri I kombetares Giani De Biasi I habiti te gjithe kur ne dhomat e lojtareve te kombetares mberriti nje leter me titullin UNE BESOJ. Italiani provoi qe ti motivonte lojtaret me ane te nje letre prekese ku perpiqej te ndizte sedren e futbollisteve duke i thirrur ata te luftonin per fanellen, per kombin, per tifozet. Nuk dihet sesa perqindje te suksesit final pati ajo leter por ne fund kombetarja arriti objektivin e kualifikimit.

Letra duket se tani eshte kthyer ne mode dhe shume skuadra kane provuar ne menyren e tyre te motivojne lojtaret ne ndeshjet e kampionatit.

Pak dite me pare i habiti te gjithe presidenti I Kamzes, Naim Qarri nje personazh qe nuk njihet shume per letrat, por që ia doli qe ne ato pak rrjeshta te percillte mesazhin tek lojtaret.

Qarri ne fillim i kerkonte falje lojtareve per gabimet e tij pastaj I bente thirrjne ekipit se ata jane gladiatore dhe mund t’ja dalin ndaj kujdo kundershtari.

Letra pati efekt. Kamza doli e pamundur nga ndeshja direkte me Vllaznine dhe eshte afer konfirmimit si pjese e Superiores vitin tjeter.

Nuk perdor letrat, por ka nje gjuhe konkrete dhe motivuese presidenti I Kukesit Safet Gjici I cili pas nje pjese te pare te dobet te ekipit te tij ne nje ndeshje kampionati me Teuten, zbriti ne dhomat e lojtareve dhe tha “3 fjalët magjike”, pas të cilave.. ndeshja ndryshoi. Trajneri austriak Pakult madje e konfirmoi se fitorja ate dite erdhi nga Presidenti.

Gjici I tha lojtareve vetem 3 fjale. “Do merrni rrogat”

Ka dhe raste kur letra nuk sjell efektin e duhur dhe ky eshte ai I trajnerit te Vllaznise, Ernest Gjoka I cili perpara ndeshjes vendimtare me Partizanin I shkroi nje leter lojtareve me nota shume te egra.

Nje burre e humb luften kur I pushon zemra thuhej ne rrjeshtat e letres. “Do vazhdojme luften do tja dalim” ishte mbyllja.

Por mesa duket kjo leter nuk pati efektin e pritur. Vllaznia u mund nga Partizani dhe trajneri dha doreheqjen  duke e permbysur postulatin e ..luftes. Gjoka u be i pari qe e la anijen.

Glenti Nallbani