Kujdes trajneri Cungu, lëri 5 golat të ngjiten në qiell si tollumbacet

Gjetkë zbulohet një shprehje që vlen sa një supergol se “ të vdekurit dinë të heshtin më mirë se kushdo tjetër”. Dhe kur ne “vdesim” në lojën e futbollit, dhe funerali na ndodh pikërisht në Europë, duket si një gjest fisnik të zgjedhësh heshtjen më mirë se fjalët. Kukësi mori 5 gola nga Torpedo, në një ndeshje ku rezultati mund të kishte qënë edhe më tragjik se shuplaka me gola, por goja nuk mbyllet përsëri. Ndofta duke treguar se ka më shumë cilësi se këmbët. I vetmi që rebeloi pas ndeshjes-nokaut me Torpedon ishte trajneri Cungu, i cili rebeloi në mënyrën e tij për ferrin 90 minutësh që përjetoi. Edhe pse rebeleimi i tij ishte disi i kontrolluar, po të mendosh vdjekjen e ekipit në lojë dhe ndëshkimin me goleadë, prapëseprapë, çudia më e madhe nuk paska ndodhur në fushë.

Këto ditë, kur është bërë “video-analiza”, më shumë e sjelljes së trajnerit, sesa e futbollistëve që lëshuan hije të gjatë në fushë, del se Cungu paska prishur ritualin, skemën e sjelljes klasike të një trajneri që ka si zot presidentin e tij. Dëgjoni fjalët më të freskëta të trajnerit dhe të kuptoni se deri ku shkon liria e trajnerit për të qortuar ekipin e tij, që më shumë se 5 gola, pësoi vdekje klinike në fushë.
“ Kush tha se kam permendur emra futbollistësh që kanë peshën më të madhe për këtë humbje?”. Jo vetëm Kukësi, por të gjitha klubet që kanë provuar shijen e humbjeve me goleadë, kanë mësuar përmendsh leksionin që vjen nga ekipi mëmë, tamam nga Kombëtarja, se për disa humbje të spikatura nuk dihen shkaqet nga vijnë, nga toka apo nga qielli.. Nuk është as punë futbollistësh, as punë trajneri. Mos dyshoni as tek presidentët…

Sfidanti.al