Kjo është loja ! FSHF trukon FSHF-në, dhe feston humbjen ne CAS

Ndodhi edhe kjo. FSHF trukoi nje vendim te FSHF-se. Kohet e fundit kemi degjuar shume lloje trukimesh. Eshte folur per trukime ndeshjesh, trukime shoqatash futbolli, trukime votash ne asamble, trukime te fondeve te UEFA-s, etj etj. Por ja qe s’paskemi pas mbaruar me llojet e trukimeve ne kete te shkrete futboll. Ne skene doli nje lloj i ri trukimi, inovacion qe vetem nje mendje e sofistikuar (ose e semure) mund ta shpike dhe vere ne zbatim.

Per ta kuptuar me mire perse behet fjale le te shkojme disa vite me mbrapa kur ndonje ndeshje futbolli trukohej ne tavoline. Per te mos u perballur me zemerimin e publikut, ndonje skuader e humbte ndeshjen, jo duke hapur porten por duke bere si padashje ndonje veprim qe automatikisht do sillte humbjen e ndeshjes ne tavoline. Tipike ishte per shembull futja ne loje e nje lojtari te denuar te mos luaje ne ate ndeshje dhe ja ku u krye mekati. Kuptohet qe FSHF zemerohej pa mase kur keto ndodhnin, por detyrohej t’i pranonte me pahir keto punera. Por populli thote qe sheh rrushi-rrushin dhe piqet vreshti. Edhe FSHF, kur i lindi nevoja, e thirri ne ndihme kete pervoje te vyer dhe poqi rrushin e saj.

Ja si rrodhen ngjarjet. Para pak kohesh punet kishin ardhur qe  skuadra jone elitare Skenderbeu na u ndalua te merrte pjese ne Champions League per gjoja trukime ndeshjesh ne Europe e Shqiperi. Kuptohet qe kjo ngjarje dhe hallet e kampionatit te sapombaruar e mbarsen opinionin publik me kritika dhe mendime te gabuara per futbollin tone dhe federaten e tij.  Per me teper, Partizani, qe i ishte rritur mendja se luajti ne Champions League, ishte bere shume i merzitshem me kerkesat e tij absurde. Atehere FSHF vendosi t’u beje paleve ne loje nje manover krahemarrje. Per kete u ngarkua komisioni jo-etik i etikes i cili me integritetin dhe profesionalizmin qe e karakterizon, pas disa seancash torturuese diskutimesh, i dha karar qe t’i heqe titullin kampion Skenderbeut. Kjo u be me nje vendim qe u tha se u qep me se miri nga nje dore mjeshterore  qe punoi mbi te per jave te tera. Por vellezer, pikerisht ketu e hengren palet. Gjilperes qe qepi mjeshterisht vendimin, mjeshtri nuk i paskerkish shkuar perin. E teper te themi se vendimin e shqepi pa mundim CAS-i. Dhe kete e beri ne syte e djemve avokate nga Tirana qe nga ana e tyre lane pershtypje te vecanta teksa duke luftuar ashper per fitimin e ceshtjes njekohesisht ndanin midis tyre mendime te vyera si per strategjine e mbrojtjes se vendimit ashtu dhe per ate te rrezimit te tij.

Ketu mbaron kjo histori njerez.  Dikush edhe mund te qeshe por dikush tjeter edhe mund te qaje.  Duhet thene se ne teresine e saj kjo ceshtje perben nje rast studimor qe padyshim do integrohet ne programet mesimore te jurisprudences Shqiptare dhe asaj Europiane. Eshte shume e veshtire ti gjesh nje titull por per lehtesi administrimi ne po e etiketojme “Rasti gjyqesor FSHF trukon FSHF”.

Edi Dani