E bekuar Europa, atje ku Enea Jorgji dhe arbitrat tanë s’i ngjajnë vetes !

Ka qënë një shprehje e vjetër në të cilën thuhej se shqiptarët e vërtetë njihen më mirë larg Shqipërisë, sesa në tokën e tyre. Por nëse kjo “modë” vlerësimi ringjallet pësëri, nuk ka dyshim se protagonistë do të jenë arbitrat e futbollit. Shndërrohen në ëngjëj kur gjykojnë në Europë , kurse në vendin e tyre, sidomos në ndeshjet kur xhindi u futet deri në bilbil, s’kanë frikë të gabojnë dhe t’a bëjnë lesheli fillin e lojës.
Këto ditë, Enea Jorgji është shfaqur në Europë, në ndeshjen e Europa Ligës, mes AEK-ut dhe Ludogorecit, duke vërtetuar edhe njëherë se shqiptarët e bilbilit njihen më mirë në tokë të huaj se sa në vendin e tyre. Nuk ka qënë një ndeshje “llokum me arra” për treshen tonë, nga ato 90 minutsha ku edhe mund të dremitësh, pasi Jorgji ka dhënë një penallti për AEk-un, nga ato që çmohen 24 karatsh, kurse ndihmësat e tij kanë anullluar një gol të Lodogorec, edhe pse pak të vonuar, te paster para pasqyres.. Nuk ka dyshim se lajmi më i mirë nuk është barazimi 1-1 i ndeshjes , por lajmi se shqiptarët, edhe një here tjeter, flakën maskat që perdoren në lojen tone, dhe pozuan bukur, tamam sikur ishin arbitra tw tjerë, që nuk kishin lidhje as me emrat ne pasaporte…
Sfidanti.al