Zidan tregohet krenar, por Reali i tij po i shqetëson tifozët!

Nuk duhet bërë dramë, sidomos për një ekip që fitoi aq shumë edicionin që u mbyll. Reali mori Ligën, Championsin, Kupën e Botës për Klubet, Superkupën e Europës dhe më herët kishte fituar Championsin tjetër. Shumë, edhe për nivelin e Madridit, por pretendimet e tifozëve dhe të mediave gjithashtu janë të këtij standardi. “Marka” ngriti menjëherë alarmin, pas disfatës me Barcelonën në Majemi, ndonëse edhe gazetat e tjera nuk janë më pak të alarmuara.

“Tri ndeshje pa fitore, shqetësimet e Zidanit në prag të 8 gushtit”, është titulli i “Markës”, ndërsa në 8 gusht luhet Superkupa e Europës në Shkup ndaj Mançester Junajtidit. Gjatë verës, Reali humbi 1-4 me Sitin, barazoi me Junajtidin dhe humbi me penallti, si dhe humbi 2-3 me Barçën. Mbrojtja fut ujë me Ramosin jo në formë (shkak problemi në sy), dhe Naçon që bën ndonjë gabim, në sulm, Bejl e Benzema nuk i trembin kundërshtarët, ndërsa Kristiano është ende jashtë ekipit. Reali nuk sulmon në ballë të gjerë, ndërsa ka luhatje të mëdha gjatë ndeshjeve. Me Sitin pësoi 3 gola në 15 minuta, ndaj Barçës, 2 gola në 6 minuta. Zidan tregohet i qetë dhe thotë se “është verë, rëndësi ka 8 gushti”.

Sfidanti.al