Xhordan, Lebron, Gasol dhe yjet përcjellin Kobin!

NBA i luajti ndeshjet e saj, duke nderuar padyshim kujtimin e njërit prej heronjve më të mëdhenj të koshit. Në fushë dolën kampionë si Leonard (34 pikë për Klipersat), Damian Lilard (50) apo Jang (45). Po ashtu i riu Uilliamson me një dabëll-dabëll, ndërsa në “Medison Skuer Garden” të Nju Jorkut, përkujtimi i Kobit vazhdoi gjatë gjithë ndeshjes së Niksave.

Majkëll Xhordan pati fjalë të ndjera për kampionin dhe pasardhësin e tij, Lebron Xhejmsi u mbyt në lot kur e mori vesh, një ditë pasi e kaloi në renditjen e pikëve në NBA, ndërsa spanjolli Pau Gasol, që luajti me të tek Lejkërsat, e quajti “vëllai im i madh”. Trajnerë të shquar si Xherri Uest, Greg Popoviç apo Dok Rivers nuk i mbajtën dot lotët, ndërsa kryefjala e të gjithë ishte “nuk mund ta besojmë”.

Kobi Brajant dhe vajza e tij 13-vjeçare ishin mes 9 personave që humbën jetën në aksidentin ajror me helikopter në Kaliforni. Hetimet vazhdojnë, ndërsa besohet se mjeti fluturues ishte me 200 km në orë, ndërsa besohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shikueshmëria e dobët.

Sfidanti.al