Venger “shfryn” Topin e Artë: Në futboll fiton skuadra!

Në një sport që luhet me skuadër siç është futbolli, nuk ka nevojë që t’i jepet kaq rëndësi një çmimi  individual si “Topi i Artë”. Ai që kritikon trofeun, që konsiderohet si një lloj “Oskar” në futboll, është dekani Arsen Venger, prej 20 vitesh trajner i Arsenalit, ai që ka tërhequr përsëri me gjuhën e e cila nuk kursen shumë edhe kur flitet për një trofe që e ëndërrojnë të gjithë futbollistët. Venger ka shpjeguar se “ më shumë se një herë çmimin nuk e ka fituar lojtari që e ka merituar”.

Dekani, siç përkëdhelet në katedrën e futbollit tekniku francez i Arsenalit, ka dhënë një  arsye të tillë: “ Futbollistët më shumë mendojnë për këtë trofe sesa për skuadrën. Më vjen keq për futbollistët që e lakmojnë dhe kanë sukses, por kur hedh një vështrim në të kaluarën,  mund të bindesh se nuk ka fituar gjithmonë më i miri. Futbolli është një lojë kolektive, një lojë skuadre,  dhe nuk është logjike që të çmosh vetëm forcën individuale”.  Kur është pyetur për Mesut Ozil, të vetmin futbollist të Arsenalit në listën e kandidatëve për Topin e Artë, Venger nuk ka humbur linjën: “ Për ne dhe për Mesutin është një sadisfaksion i madh, por siç theksova, unë jam kundër këtyre lloj trofesh”.