Varrimi i Maradonës, trimit ia këndon këngën populli, jo qeveria!

Me mijëra njerëz morën pjesë në udhëtimin e tij të fundit në këtë botë, përpara sesa të prehej në varr. Diego Armando Maradona u përcoll ashtu siç i kishte hije birit të vërtetë të popullit argjentinas, i përcjellë nga njerëzit e thjeshtë në Buenos Aires. Një karvan i madh me makina e motoçikleta, dhe me mijëra e mijëra qytetarë ishin vendosur në mbikalime e në të dy krahët e rrugës ku kaloi vargani i vdekjes. Një numër shumë i madh tifozësh ishin mbledhur në Pallatin Presidencial, ndërsa vetëm ceremonia përfundimtare, ajo e vendosjes së arkëmortit në varr u krye në mënyrë private nga familja, në prani të vajzave Dalmës e Xhaninës si dhe gruas së parë të Diegos, shoqes së tij që në fëmijëri, Klauda Vijafanes. Argjentina shprehu për herë të fundit dashurinë për simbolin që e pati nëpërmjet futbollit, dhe nuk thuhet se kot se “këngën e trimave e ngre populli, jo qeveria!”

Sfidanti.al