Umtiti flet me “Zotin”: Mesi, më fal, por momentalisht nuk je miku im

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, thotë se Lionel Mesi në ndeshjen 1/8-tën e finaleve nuk do të jetë miku i tij. Sikurse dihet, Argjentina, të shtunën, do të luajë kundër Francës në Botërorin e Rusisë.

“Unë do të doja që Mesi të ishte me nje ekip me mua, por miqësia jone këtu ndërpritet. Të shtunën, ai do të jetë kundërshtari im. Do të pyesni ju, nëse unë do të doja të fitoja. Sigurisht që po. Shpresoj që të mërzitet ai dhe jo unë mbas ndeshjes”, vuri në dukje Umtiti. Franca dhe Argjentina do të luajnë të shtunëm në oren 16:00.

Sfidanti.al