UEFA merr vendimin: Champions, Final Eight në Lisbonë, Europa League në Gjermani

Tani është zyrtare; skuadra fituese e Ligës së Kampioneve të sezonit 2019/2020 do të dalë pas një fazë Final Eight që do të luhet në Lisbonë me shortin që do të hidhet në 10 korrik në Nyon. Finalja do  do të luhet të dielën e 23 gushtit. Ndeshjer cerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja do të luhet në ndeshje unike. Ndërkaq janë për t’u luajtur 4 sfidat e mbetura të kthimit të 1/8 të finaleve në 7 dhe 8 gusht në Portugali, me porton dhe Guimaraes që mund t’i shtohen Lisbonës

. Stesso format per l’Europa League che si disputerà in Germania dal 10 agosto.

Sipas vendimit të ratifikuar nga Komiteti Ekzekutiv I UEFS, 8 skuadrat e kualifikuara për në cerekfinale të Ligës së Kampioneve do të udhëtojnë drejt Lisbinës për fazën finale për 12-15 gusht me gjysmëfinalet që do të luhen në 18-19 gusht, ndeshje që do të luhen në dy stadium Da Luz dhe Jose Alvalade me Da Luz që do të presë finalen e madhe.

Stambolli që duhej të priste finalen e Ligës së Kampioneve në  këtë sezon do të mbajë finalen e 2021, në Shën Pjetërsburg do të luhet ajo e 2022, në Mynih finalja e Championsit në 2023 dhe në Londër ajo e 2024

I njëjti format do të aplikohet edhe për Europa League, faza ‘Final Eight’ e së cilës do të zhvillohet në 4 qytete të Gjermanisë; Duisburg, Gelsenkirchen, Düsseldorf e Këln te ky I fundit do të luhet finalja në 21 gusht. Ndeshjet e 1/8 të finaleve do të luhen në 5-6 gusht me Inter-Getafe dhe Sevilla-Roma që do të luhen në ndeshje unike në fusha neutral. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në dy orare; në 18:55 dhe 21:00. Cerekfinalet nisin në 10 e 11 gusht, gjysmëfinalet në 16 e 17 gusht dhe finalja në Këln në 21 gusht të gjitha në orën 21:00.

Gdansku që do të priste finalen e Europa League të këtij viti, do të organizojë finalen e 2021, ndërsa në Sevilla do të mbahet finalja e 2022 dhe Budapest ajo e 2024. Përsa I përket Superkupës Evropiane,  ajo e këtij viti do të luhet në Budapest në 24 shtator.

Në të njëjtën kohë, UEFA konfirmoi se Evropiani I shtyrë për në 2021 do të luhet rregullisht në 12 qytetet e vendosura:

Grupi A: Roma e Baku; Grupi B: Shën Pjetërburg dh e Kopenaghen; Grupi C: Amsterdam e Bukuresht; Grupi D: Londra e Glasgoë; Grupi E: Bilbao e Dublini; Grupi F: Mynih dhe Budapest. Londra do të presë finalen e 11 korrikut 2021 në Wembley.

Sfidanti.al