Tre gola dhe katër shtylla, Reali falenderon Sebajosin në Alavesh!

Xhani De Biazi mund të jetë ndjerë i kënaqur në tribunë. Skuadra që ai do të drejtojë që nga java e ardhshme u duk e fortë edhe përballë kampionëve të Spanjës dhe të Europës. Alavesh u mund, por vetëm 1-2, në një ndeshje ku pati po atë numër shtyllash sa edhe Reali.

Skuadra madrilene, me mjaft mungesa (Benzema, Marselo, Kros), dhe me lojtarë të lënë në stol si Modriç apo Bejl, ia doli të fitonte falë një emri të ri, Sebajos. Ky bëri rolin e Kristiano Ronaldos duke shënuar të dy golat, ndërsa portugezi u ndal dy herë tek shtyllat. Po aq herë sa i goditi shtyllat edhe Pedraza i vendasve.

Natyrisht, “merengesit” ishin më lart dhe nuk mund të ndodhte ndryshe kur në fushë ishin Ronaldo, Isko, Asensio, Kasemiro, Varan, Ramos, Karvahal apo Kejlor Navas. Gjithsesi, diferenca nuk u duk shumë në rezultat dhe madrilenët rrezikuan edhe të barazoheshin, pasi Alavesh i goditi shtyllan në minutat e fundit.

Për trajnerin Zidan janë tri pikë në ilaç, pasi francezi e di se në ndeshje të tilla rëndësi ka të fitosh. Ronaldo sërish nuk shënoi, e dyta ndeshje radhazi e tij në ligë, diçka jo e zakonshme për të.

Sfidanti.al