Tramexani bën “bis” shqiptarësh tek Sioni, pas Lenjanit merr Kukelin!

Një tjetër futbollist i kombëtares është bashkuar me ekipin e Paolo Tramexanit në Zvicër. Ky është Burim Kukeli i cili do ta vazhdojë karrierën në skuadrën që drejtohet nga ish-ndihmësi i Xhani De Biazit. Kukeli, 33-vjeçar, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sionin, pra do të vazhdojë të jetë në Superligën e Zvicrës. Deri sezonin e kaluar, ai ishte pjesë e Zyrihut me të cilin luajti për 5 vjet.

Kukeli bëhet shqiptari i dytë tek Sioni, pas Ermir Lenjanit, ndërsa Tramexani e kërkoi për shkak të cilësive të tij. Ai mund të luajë edhe si mbrojtës qendre, por edhe si mesfushor, ndërsa ka një përvojë të madhe në Superligën e Zvicrës, në të cilën ka luajtur më shumë se 200 ndeshje me Lucernën dhe Zyrihun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *