Trajnerin e Bajernit e zuri gjumi dhe nuk i pa golat e ekipit të vet!

Të shtunën e kaluar, Bajerni i Mynihut, në stadiumin e vet, mundi 2-1 Shalken, ndërsa të gjithë golat u shënuan deri në min. e 36-të, por interesant është fakti se, deri në atëkohë, trajneri i bavarezëve po flinte! Trajneri 72-vjeçar ishte sëmurë dhe nuk ndodhej në stolin e drejtimit të ekipit të vet, kështu që mori pushim dhe kishte planifkuar që ndeshjen të shihte në televizor, por…

“Të premten dhe të shtunën, u ndjeva shumë keq. Të shtunën, u shtriva në pesë pa një çerek dhe e dini se kur u zgjova? Disa minuta mbas orës shtatë, kur po luhej minuta e 36-të e ndeshjes së Bajernit. Nuk e kam ndërgjegjen të pastër se përsë e lejova veten që të flija aq shumë”, vuri në dukje trajneri i bavarezëve, Hainkes.

Në fakt, ai është trajneri me moshë më të madhe në Bundesligë, kështu që nuk është ndonjë e habi e madhe që atë e zuri gjumi. Sidoqoftë, në ndeshjen e fundit që Bajerni e fitoi 2-0, jashtë fushës së vet, me Volfsburgun, ai ishte përsëri në stol.

Sfidanti.al